Tema: “Më mirë më dërgoni në burg, se sa të qëndroj mbyllur në shtëpi” Ka qenë kjo kërkesa e padëgjuar ndonjëherë e 30 vjeçarit me origjinë shqiptare qe ka çuditur karabinieret në Itali. I ndaluar nga policia dhe me mase arrest shtëpie për shkak të nje dosje droge në një provincë të Romës, ai ka kërkuar që dënimin ta vazhdojë në ambientet e komisariatit. Nga njëra anë është vlerësuar sinqeriteti e nga ana tjetër kanë nisur diskutimet, deri ku shkojnë përplasjet me partnerin e ç’duhet të bësh në kësi rastesh? Të ftuar:Ilir Beqiri ,Genc Fuga,Arjola Sheriabdyli, Mevlan Shaba, Mardjola Baçi, Ana Haxhimali #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Adela Hysenllari, Xhuljana Lakuta