Tema: Drejtpërsëdrejti nga Spanja me gazetaren Romina Zaçe për aksidentin e ndodhur 4 ditë më parë në Spanjën jugore, në një zonë malore pranë qytetit Totalan, në verilindje të qytetit të Malaga. Fëmija 2 vjeç ka rënë në një pus të ngushtë më një diametër rreth 25 cm dhe rreth 100 metra të thellë. Pusi u hap një muaj më parë për vaditjen e tokave por nuk u mbulua më pas. Fëmija ishte zhdukur prej ditës së hënë dhe pretendohej se ishte brenda pusit duke qënë se është gjetur qesja e karameleve të cilat ai po konsumonte. Te ftuar: Romina Zaçe