Danimarka është vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet anti-COVID pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve. Për këtë vend Covid-19 nuk konsiderohet më "një sëmundje kritike shoqërore" po ashtu edhe shumë vende të tjera të Be-së po marrin këtë shembull, si Britania e Madhe, Spanja, Suedia etj. Ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka ndonjë vendim për të hequr masat kufizuese. Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e hodhi poshtë mundësinë e heqjes së masave kufizuese anti Covid. Sipas saj është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, dhe Komiteti Teknik do të vlerësojë periudhën e karantinimit dhe uljen e pragut për dozën e tretë. Të ftuar: Ilir Alimehmeti, Suzana Guxholli, Enkeleda Berisha, Skënder Brataj, Flora Xhamani Baba, Maya, Arvin Kita #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Xhuljana Lakuta, Roland Spahiu