Tema: Banorët e Tetovës po përballen me dhimbjen e humbjes së 14 të afërmve të tyre, të cilët mbetën të vdekur nga zjarri i rënë në spitalin COVID, mbrëmjen e së Mërkurës rreth orës 21:02, ku ata po kuroheshin. Zjarri i një nate më parë ka shkatërruar çfarë ka gjetur që nga muret e deri tek krevatet e pacientëve. Çati të rëna, mjete të shkrumbuara e dritare të djegura shikohen në pamjet e realizuara disa ore pas fikjes së zjarrit. Maqedonia e Veriut shpalli tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë së ndodhur një natë më parë në spitalin e Tetovës. Të ftuar: Fitnete Tuda, Agim Poshka, Adelina Tahiri #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Roland Spahiu