Tema: Arti shqiptar në zi! Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prometeu”, etj. Regjisori Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë, ku ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Të ftuar: Armando Bora, Zamira Kita, Edmond Budina #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Roland Spahiu