#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Roland Spahiu Tema: Njëherë e një kohë, festa e fundvitit festohej bashkërisht, familjarisht me televizorin ndezur duke parë humorin dhe muzikën e zgjedhur të koncertit të Vitit të Ri. Koha kur në tavolinë flitej dhe qeshej mes njëri tjetrit. Ishte fundviti i urimeve me zë, sy më sy. Ishte Viti i ri i bakllavave të mamave e gjysheve, i kartolinave, barcaletave, bisedave pa smartfon, pa internet. Gjithsesi me kalimin e viteve, kjo traditë ka ardhur duke u zbehur. Sipas Edmod Tupe, me emancipimin e shoqërisë, brezat e rinj, veçanërisht çiftet e reja, kanë fituar pavarësi sidomos në mënyrën e të jetuarit por edhe në atë të të argëtuarit. Por a e bën ky realitet i ri shoqëror dhe teknologjik, më pak të magjishme natën e ndërrimit të viteve? Te ftuar: Erisa Govaçi, Arbër Çepani, Edmond Tupe, Dafina Hysa, Elvis Lushi