#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Denisa Çerma Të ftuar: Zhaklin Lekatari, Klod Dedja, Erjola Doci, Fation Kuqari Tema: Që dashuria nuk njeh moshë është thënë jetë e mot… edhe që njeriu mund të dashurojë e të përjetojë ndjenja të forta në cilindo stad të jetës edhe kjo dihet Por çfarë thonë specialistët e fushës konkretisht psikologët lidhur me dashurinë në faza të ndryshme të jetës? "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.