#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Lorena Resulaj Tema: Britney Spears për 13 vite ka qenë nën kujdestarinë e të atit të saj, për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Babai i këngëtares ka pasur kontroll të plotë mbi kujdesin e saj shëndetësor dhe të ardhurat e këngëtares. Britney kërkoi zyrtarisht këtë vit që të lirohej nga kujdestaria e të atit dhe në shtator gjykata vendosi që më në fund ta pezullojë Jamie Spears nga kujdestaria. Kjo ngjarje ka ngritur shumë pikëpyetje për jetën e personazheve të njohur, çfarë ndodh në realitet me jetën e tyre, a është gjithmonë dikush që i kontrollon dhe a mos bëhet e gjithë kjo luftë vetëm çështje parash? Të ftuar: Anaid Kaloti,Sara Gjordeni,Lorna Hysi, Irini Meçe, Anxhela Peza