#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Marsida Pllaha Tema: Gazetarja britanike e Financial Times, Camilla Bell Davies ka kryer një reportazh nga qyteti i Bajram Currit. “Nga 12 310 shqiptarët që erdhën me gomone në Britani në 2022-in, shumica prej tyre ishin nga ky qytet” e fillon ajo shkrimin e saj. Edhe pse turizimi ka sjell një hov të ri, kostot e jetesës dhe papunësia janë të larta dhe shumica prej tyre ikin prej mërzisë dhe një sensi dëshpërimi, vijon shkrimi i saj, por largimi i burrave ka hapur mundësi të reja për gratë. Një personazh i reportazhit i thotë gazetares se ndërsa gratë bëhen zonja shtëpie, burrat qëndrojnë në lokale duke pirë raki, shpeshherë duke u ndjerë të pafuqishëm… Te ftuar: Fabjola Arapi, Suela Koçibellinj, Rifat Demaliaj, Xhemajl Muslia