#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Adela Hysenllari Tema: Nëse mendoni se “inati” për të qenë gjithnjë të parët është punë grash, na vjen keq t’iu zhgënjejmë pak. Sipas një studimi, gratë e konsiderojnë veten pak kompetitive dhe njëkohësisht stepen më shumë për të qenë pjesë e një gare krahasuar me burrat. Të ftuar: Lorenc Jemini, Enxhi Nasufi, Klodiana Shala, Daniel Guçe "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.