Tema: Nga SHBA, nuse në Skrapar. Christine 50 vjecarja amerikane ka kurorëzuar dashurinë me Donaldin, shqiptarin 35 vjecar nga fshati Therepel i Skraparit, Një njohje e cila nisi rastësisht rreth 5 vite më parë, më 11 Shkurt të 2017, sot është shndërruar në një marrëdhënie dashurie frymëzuese. Pas atij takimi të parë, nëna e tre fëmijëve, Christine, dhe Donaldi nuk u ndanë kurrë më. Edhe pse 15 vjet më e madhe se Donaldi, për Christine, vitet e diferencës janë thjesht shifra. Tashmë ata janë një familje e lumtur, një cift që na dëshmon se dashuria nuk njeh barriera dhe moshë. Të ftuar: Donald Dervishi, Christine Dervishi #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Roland Spahiu