#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Adela Hysenllari Tema: Ajkune Ollurit është e vetmja shofere autobusi shqiptare në Belgjikë. 38 vjeçarja prej gati dy vitesh niset çdo ditë me këtë autobus nga qyteti i Leige (Laizh) duke përshkuar më pas disa rrethina përreth. Me origjinë nga Drenica e Kosovës, Ajkune u zhvendos bashkë me të shoqin në Belgjikë vite më parë e deri në 2015 detyra e saj e parë dhe e vetme ishte mëmësia. Të ftuar: Ajkune Olluri "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.