Kryetar i Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, analizoi në Top Talk gjendjen e sektorit fason dhe efektet e rënies së euros. Sipas tij krijimi i markave shqiptare mbetet ndër zgjidhjet e vetme, ndërsa shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunimin me industrinë ushtarake për prodhimin e veshjeve mbrojtëse. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni