FSHF përjashton Kamzën, zbret dy kategori më poshtë
06/03/2019 15:41
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur masën ekstreme ndaj skuadrës së Kamzës, me përjashtimin e saj nga kampionati i këtij sezoni për pjesën e mbetur dhe zbritjen deri në Kategorinë e Dytë për të rifilluar sezonin e ardhshëm.