17 familje të fshatit Xibrakë në Elbasan ende kanë rrjetin elektrik të para 57 viteve. Me sy të lirë shihen shtyllat e kalbura dhe telat që janë të lidhur edhe në pemë të ndryshme. Fiksi u interesua pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Elbasan ku nuk njiheshin me problemin, por e mësuan nga Fiksi. Drejtori shpjegoi për Fiksin se në vitin 2024 do të futej në planin e investimeve edhe kjo zonë e harruar.