Banorët e fshatit Penkovë në Selenicë jetojnë si në mesjetë, pa rrugë e pa ujë. Investimi i fundit mbi rrugën 2.4 km të gjatë daton në vitin 1995 ku është hedhur një shtresë rëre bituminoze pa u përdorur ruli. Më vonë një banor i zonës ka hedhur zhavor për të mundësuar varrimin e një të afërmi të tij. Gjithashtu zona është edhe pa ujë të pijshëm dhe 10 familjet që kanë mbetur në fshat gjënë e vetme të vyer që kanë është një gomar. Kafshë të cilën e përdorin të gjithë për të shkuar e mbushur ujë.