Fshati Kuç, një tablo impresioniste nga mjeshtri Skënder Kamberi – Artkand
18/11/2023 17:02

Skënder Kamberi- Fshati Kuç, vaj në kanavacë, 60x70cm, çmimi fillestar 3000 euro. Kontaktoni në 00355686047773 Piktori Skënder Kamberi i përket brezit të parë të piktorëve që mbaruan studimet në Akademinë shqiptare të Arteve. Në tablotë e tij të periudhës së parë (realizmi socialist) piktori Skënder KAMBERI realizoi tablotë kompozicionale me temë historike nga jeta, ngjarjet dhe heronjtë e kohës. Të kësaj periudhe janë tablotë: “Nëndetëset kthehen në bazë” (1968); “Natë me hënë në Kallarat” (1970); “Kapedan Sali Vranishti” (1972); “Portret gruaje” (1974); “Dimër në Llogara” (1974); “Buka e duarve tona” (1976); “Vjeshtë në bregdet” (1976); “Betimi i Vrana Kontit” (1988) etj. Krijimtaria e tij në këtë periudhë ndikohet nga “impresionizmi dhe ekspresionizmi” europian, por sigurisht në kushtet e një shteti totalitar e të centralizuar. Këto ndikime te Kamberi ishin të “mbuluara” nga tematika që ai trajtonte. Megjithatë, nga kjo periudhë ai ka sjellë një krijimtari të pasur me ngjyrë e që kishte ndikim në zhvillimet e artit të kohës, pasi duke qenë kërkues në vazhdimësi dhe konseguent në krijimtari, KAMBERI arriti të krijonte stilin e tij piktorik, të cilin e konsolidoi dhe e ruajti edhe në krijimtarinë e mëvonshme. Krijimtaria e KAMBERIT pas viteve 90 e në vazhdim ka si tipar vazhdimësinë e tij si një piktor figurativ realist me prirje impresioniste.

Auron Deva – M’nxen – acustic version ne Artkand
04/04 16:33
Skandali që tronditi Francën: masonë, agjentë dhe një rrjet vrasjesh në hije – Artkand
04/04 15:56
Arti si shpëtim: fëmijët me aftësi ndryshe që flasin përmes ngjyrave dhe muzikës – Artkand
04/04 15:55
“VRAGË”: plagët e historisë që nuk mbyllen dhe një identitet që shpërbëhet, Enkelejd Zonja – Artkand
04/04 15:55
“Akti i Heshtur”: qen alarmi dhe një qytet në prag shpërthimi, Enkelejd Zonja– Artkand
04/04 15:54
Ekspozitat që po çmendin Evropën në 2026: nga klasiket tek arti që thyen çdo rregull – Artkand
04/04 15:54
Një zë i ri, një skenë që dridhet: Auron Deva live me kitarën e Alvin Pogonit – Artkand
04/04 15:54
Kur arti bëhet alarm: nga pikturat që flasin te skandalet masonike që tronditin Evropën – Artkand
04/04 15:53
Kali në astrologji, Sanyu Chagall Basquiat tre mënyra për të parë të njëjtin simbol – Artkand
28/03 16:15
Në shitje veprat e fundit të krijimtarisë së Lek Tasit – Artkand
28/03 16:15
Leke Tasi mes muzikës dhe intimitetit në pikturë – Artkand
28/03 16:15
Nje shteg i kalasë së Prezës mban emrin Tinka Kurti, ja si e rrëfën Rita Gjeka – Artkand
28/03 16:15
Trupi si kanavacë çfarë ndodh në një performance live nga Ingrid Xhemo – Artkand
28/03 16:14
Neritan Liçaj mbi Drejtësi në Nuremberg, ideologjia mund te shfaroste një popull – Artkand
28/03 16:14
Një episod për teatrin pushtetin dhe artin që mbetet nga Neritan Liçaj tek Lekë Tasi – Artkand
28/03 16:13
Nga Leipzig te ankandet milionëshe, arti shqiptar mes botës, tregut dhe krizës – Artkand
21/03 16:44
Banksy trondit tregun e artit, veprat që mund të shiten për miliona në Londër – Artkand
21/03 16:10
Arti i Enea Ziut mes mëkatit dhe shpresës – Artkand
21/03 16:02
Nga Adami dhe Eva te Kulla e Babelit – Artkand
21/03 16:01
Nga Lea Ypi te zërat e rinj shqiptarë që pushtojnë Leipzig – Artkand
21/03 15:48