Socialistët kanë zgjedhur një mënyrë më “trendy” për të nisur fushatën e anëtarësimeve të reja në Forumin Rinor. Nën moton “FRESSH Voice”, një juri e përbërë prej 4 anëtarësh; ish-kryeministri Majko, ish-kryetarja e FRESSH Spiropali, botuesja Dudaj dhe aktori Paja; do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për të ndjekur nga afër dhe vlerësuar në debate të rinjtë e për të përzgjedhur mes tyre udhëheqësit e rinj.