Ai njihet me shumë emra: Fly, Momo, Yanis ose Schtroumpf, fjala franceze për Smurf. Pseudonimet e tij nuk tingëllojnë veçanërisht kërcënuese, por Mohamed Amra është përfshirë në një nga arratisjet më të dhunshme nga burgu në historinë moderne franceze. Dy oficerë burgu u vranë dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike, në pritën që coi në arrati njeriun, tashmë, më të shumëkërkuar të Francës.