Nëse mjekësia po lufton me virusin Covid-19, policia luftën e ka me të pabindurit, edhe pse qëllimi në të dyja rastet mbetet i njëjtë. Në episodin e sotëm do të flasim pikërisht për shkelësit e këtyre ditëve, kush janë ata, çfarë masash administrative janë vendosur më së shumti në kryeqytet, si po shtohen denoncimet e fqinjëve për njëri-tjetrin, nëse vënë re që në lagje ka shkelës dhe si po monitorohen tregjet e marketet e Tiranës.