Pas transmetimit në Fiks Fare të rastit u një farmaciste i jep prindit të një fëmije 9 muajsh hollues gjaku në vend të antibiotikut, reagon Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë. Në reagim UFSH kërkon nga farmacistët kujdes maksimal në ekzaminimin e recetave për mos u përsëritur raste të tilla që cënojnë \shëndetin e qytetarit. Në 5 dhjetor Fiksi transmetoi rastin ku fëmijës 9 muajsh i ishte injektuar hollues gjaku në vend të antibiotikut. Prindi fëmijës tregoi se me recetën u paraqit në farmaci dhe farmacistja i dha holluesin e gjakut në vend të antibiotikut, më pas ky hollues gjaku është injektuar nga një infermiere e një qendre shëndetësore duke bërë që foshnjes t'i rrezikohej jeta.