Shurdhëria tek foshnjat e sapolindura është një nga anomalitë më të shpeshta që haset në vendin tonë. Për herë të parë është kryer një depistim nga një organizate italiane në 4 maternitete kryesore dhe në harkun kohor 2 vjet e gjysmë, ne 34 mijë lindje kane rezultuar 70 bebe që kanë lindur të shurdhëra.