Në datën 1 dhjetor u dha lajmi se mes të infektuarve me Hiv/AIDS ishte dhe një foshnje e porsalindur. Në datën 28 nëntor të vitit 2021, fëmija u sëmur me bronshit vetëm 1 muaj pas lindjes, dhe u shtrua në reanimacionin e pediatrisë në QSUT. Foshnja qendroi i shtruar për gati 10 ditë, dhe pas daljes nga spitali shëndeti nuk u përmirësua. Disa ditë pas daljes nga spitali, fëmija shfaq papritur një temperaturë 39 gradë, e cila i alarmoi prindërit. Deri në muajin mars të 2022 fëmija iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh nëpër spitale. Pa dijeninë e prindërve një prej këtyre ekzaminimeve ishte edhe analiza për HIV/AIDS. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj