Sot në kryeqytet po zhvillohet Forumi i dytë ekonomik në Tiranë, ku fjalën hyrëse e pati kryeministri Edi Rama. Sipas Ramës ky forum është një platformë dialogu që vazhdon mes të gjithë aktorëve e faktorëve të zhvillimit ekonomik, për të ecur më shpejt në funksion të fuqizimit të ekonomisë kombëtare dhe familjare, përmes bashkëpunimit të shëndetshëm mes sektorit publik e atij privat.