Përveç fondit për Luginën e Preshevës, Kosova është duke u zotuar edhe për krijimin e një fondi tjetër, kësaj radhe për shqiptarët e Malit të Zi. Kështu tha ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla e cila shtoi se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve.