Vetëm 10 ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimit të Diasporës për të votuar për herë të parë në Shqipëri janë regjistruar mbi 200 mijë persona, prej të cilëve janë pranuar afërsisht 180 mijë. Partitë politike kanë intensifikuar takimet në terren në shtete të ndryshme, duke u fokusuar tek Italia, Greqia, Gjermania dhe SHBA, vendet nga ku ka më shumë të regjistruar. Teksa Partia Demokratike ka zgjedhur strategjinë e takimeve të mëdha, ku dhe vetë kreu i PD-së, Sali Berisha ka udhëtuar së fundmi në Parma dhe Athinë, socialistët kanë zgjedhur takimet me grupe të vogla në terren. Kryeministri Edi Rama takimet e mëdha me Diasporën i realizoi ende pa nisur fushata zgjedhore, ku zhvilloi ture në Londër, Athinë, Nju Jork etj. A do të arrijë vota e diasporës të përkthehet si duhet në zgjedhjet e 11 majit?