Muaji i Shenjtë i Ramazanit nuk ka ardhur njësoj si çdo vit tjetër në Gaza. Lufta e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon prej 5 muajsh dhe qytetarët palestinezë po agjërojnë këtë herë në mesin e terrorit dhe të një krize humanitare. Këtë herë fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në Gaza nuk është pritur më si festë. Lufta e nisur më 7 tetor ka lënë pas deri më tani mbi 30 mijë viktima, rrënoja e madje edhe xhami të shkatërruara. Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për lutje në xhaminë e Rafah-së gjysmë të shkatërruar nga bombardimet. Gazetar: Orest Floku