Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Levan të Fierit. Dy divorcet e vëllezërve Hila, pasojat i kanë reflektuar tek 6 fëmijët e mitur. Që pas divorcit fëmijët nuk kanë patur kontakte me nënat e tyre. Por kohët e fundit lufta për kujdestarinë e fëmijëve ishte bërë edhe më e ashpër. Nënat e fëmijëve si armë kanë vendimin e gjykatës, i cili nuk është zbatuar për 2 vite, ndërsa baballarët pretendojnë se fëmijët qëndrojnë me dëshirë tek ta.