Këngëtari Labinot Rexha është i njohur në muzikë por nuk kishim njohur ende edhe anën e tij personale. Që në moshë të vogël ata kanë patur një familje të bashkuar motra dhe vëllezër. Që me vdekjen e babait, Labinoti bëhet burri i shtëpisë. Ai është kujdesur për nënën dhe motrën. E gjithë familja e Labinotit pothuajse janë në emigrim në Zvicër. Një ditë motra e Labionitit, Vlora, dashurohet me një djalë që nuk ishte shqiptar por i kombësisë afrikane. Labinoti nuk e pranon këtë fakt edhe për 6 vite me radhë nuk i ka folur. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj