Në kuvendin e fundit LDK-ja doli me një ide sa të vjetër aq edhe të re për opinionin në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa tha se me të marrë pushtetin do të punojë për zëvendësimin e simboleve shtetërore, flamurin dhe himnin me simbolet e propozuara nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.