Flamur Noka, Ish-Ministër i Brendshëm gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike deklaroi se nisma KÇK e Kryeministrit Rama është një show dhe makiazh për efekte elektorale. Noka e cilësoi këtë edhe si një tentativë për të kapur institucionet e reja të drejtësisë që me aktin normativ anti KÇK vendosen nën autoritetin e Ministrit të Brendshëm.