Më 9 nëntor, gjashtë bashki të vendit do të rikthehen në kutitë e votimit. Por gjithë fokusi është tek Tirana, kryeqyteti ku politika mat peshën reale të mbështetjes. Partia Socialiste ka zgjedhur një emër të fortë: Ogerta Manastirliu. Ish- ministre, bashkëpunëtore e afërt e Edi Ramës. Kandidatura e saj shihet si një kartë sigurie për socialistët, teksa udhëheqëse e fushatës u vendos zv. Ministrja Belinda Balluku. Aktualisht emrat e përfolur janë nga shoqëria civile, Edlira Çepani, Ermal Hasimja, Florian Haçkaj. Nëse opozita do të guxojë të shkojë me një figurë të re nga shoqëria civile, dilema është e madhe, aq më tepër kur fraksionet brenda PD-së e bëjnë të vështirë konsolidimin e një kandidature unifikuese. Tirana është më shumë se një garë bashkie. Është beteja ku mazhoranca kërkon të ruajë dominimin, ndërsa opozita të provojë se ende është forcë konkurruese. A do të arrijë PD të bashkohet rreth një figure që të sfidojë seriozisht socialistët? A do të jetë kjo garë një test për qeverisjen e Ramës, apo një provë e mbijetesës për opozitën?