Firmoset marrëveshje e re ekstradimi me SHBA, zëvendëson atë të vitit 1933
22/12/2020 12:05

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe masazhin e fortë se në Shqipëri apo SHBA nuk do të ketë strehë të sigurt për kriminelët që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së re të ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se me këtë marrëveshje të re, që zëvendëson atë të nënshkruar 87 vite më parë, dëshmohet edhe një herë partneriteti gjithnjë e në rritje midis vendeve tona. “Është nder i madh për mua që të nënshkruajmë këtë traktat, mes SHBA dhe Shqipërisë, që është dëshmia e fundit e partneritet mes dy vendeve. Ky traktat u nënshkrua 87 vite më parë, në 1 mars 1933. Kjo ishte një kohë kur Shqipëria ishte Mbretëri, dhe jo Republikë. Ky traktat mundëson një kornizë moderne që i mundëson SHBA dhe Shqipërisë që të luftojnë krimin dhe dëshmon natyrën e marrëdhënieve tona të forta në fushën e sigurisë. I japim fund pandëshkueshmërisë dhe nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për personat që duan t’i shmangen drejtësisë në Shqipëri apo SHBA. Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar, aq më e gatshme do të jetë në anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian. Mbështesim Shqipërinë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne po punojmë gjithashtu me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj, duke ndihmuar për zgjedhjen e më të mirëve përmes procesit të drejtë të punësimit. SPAK dhe BKH janë prioritet për SHBA-të. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ç’pret SHBA por edhe që shqiptarët duan, kanë nevojë dhe meritojnë”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re të ekstradimit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje vjen pas asaj të 87 viteve më parë dhe zëvendëson traktatin e vitit 1933. Marrëveshja është firmosur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06
Top Channel/ Rama mbledh grupin e PS,diskutimi me deputetët për turin e quajtur “Punët e Shqipërisë”
07/04 13:03
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 13:02
Top Channel/ ‘Jemi vendi i vetëm në botë ku euro bie’, Kapri: Luks të flasim për antiterrorin kur…
07/04 11:50
Top Channel/ ‘Shqipëria ka dalë prej kohësh nga lista gri’, Vengu: Llogjika e pragjeve monetare…
07/04 11:38
Top Channel/ ‘E keni rrjepur shqiptarët’, Noka: Pastrimi i parave e ka zhdukur termin konkurrencë
07/04 11:33
Top News – ‘Naftën e shtrenjtojnë taksat’. Berisha: Rama tallet me qytetarët, thotë po e ul 8 lekë
06/04 20:32
Top News – Berisha: Rama po tallet me ju, thotë po e ul 8 lekë naftën
06/04 20:27