Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit. Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.