Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”. Ndër emrat që lakohen edhe ai i Edison Kuranit, drejtues i agjencisë Noa.al, i cili mohon publikisht të ketë marrë para nga shteti fqinj për shkrime pro greke ne portalin qe ai drejton prej vitesh.