Disa nga qelitë e paraburgimit 313 këtu në Tiranë por edhe ambjente të burgut të sigurisë së lartë në Peqin do të përdoren si vendet e izolimit për të dënuarit që do ti nënshtrohen aplikimit të rregjimit të ashpër 41 bis. Palët që ngarkohen nga ligji për zbatimin e tij kanë nisur diskutimet dhe vrojtimin për përpilimin e listës paraprake, të të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët akuzohen për vepra që nga trafiku i drogës, organizata kriminale apo edhe terrorizëm.