Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik. Rreth dy vjet më parë Luljeta Vuniqi u largua nga ambasadore, por makinën me targa diplomatike vazhdoi ta përdorte deri sa Fiksi "trokiti" në derën e saj. Ajo nuk pranoi të përgjigjej për targat e makinës të parkuar poshtë banesës së saj, por pas dy ditësh i zëvendësoi ato me targa normale.