Disa muaj më parë Fiks Fare transmetoi ankesën e zonjës Tanja Kodra e cila ankohej për dhunën e vazhdueshme nga ish bashkëshorti i saj, i cili sipas mjekëve ishte dhunues i tmerrshëm dhe spikopat. Mjekët thoshin që ishte i sëmurë mendor i rrezikshëm, ndërkohë në raportet mjekësore që firmosnin për në gjykatë e cilësonin normal. Pas denoncimit në Fiks fare gjykata mori vendimin dhe e dënoi dhunuesin me një vit burg.