Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim mbi mënyrën sesi blihej një vend varri në varrezat e Durrësit, tekniku i kësaj ndërmarrje rezervoi një vend varri me të dhënat që bashkëpunëtorja e Fiksit i nisi kundrejt parave, duke betonizuar dhe vendosur një pllakë. Por menjëherë pas trasmetimit të kësaj kronike punonjësi që mori paratë u arrestua.