Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e të premtes rastin e fëmijëve në fshatin Bukaq të Kavajës, të cilët kanë 3 muaj që shkojnë në shkollë në këmbë pasi nuk kanë transport. Fëmijët e fshatit Bukaq çdo ditë bëjnë 1 orë e 10 minuta në këmbë për të shkuar në shkollë e cila ndodhet në fshatin Synej.