Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë, të ndodhur brenda një familje në një fshat të Fierit. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion nga banorët e zonës, të cilat thanë se një vajzë me aftësi të kufizuara dyshohej se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj. "Dua të denoncoj një rast të dyshuar si përdhunim i një vajze me prapambetje mendore nga babai i saj. Bëhet fjalë për një ngjarje në një fshat të Fierit. Rasti është mbajtur i fshehur për momentin si nga spitali i Fierit dhe nga policia. Duhet të vihet para drejtësisë" vijonte informacioni.