Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu nga Rrogozhina të arrestuar për dhunë në familje në mënyrë të përsëritur, pa prova. Madje në procesverbalin e OPGj-së thuhet se është kapur në flagrancë, ndërkohë që i akuzuari është paraqitur vetë në polici. OPGj-ja pranon tek familjarët se kurr nuk ka patur më parë denoncime për të, por që shkruan dhunë e përsëritur në familje. Më pas shprehet " Gratë të fusin brenda pastaj del i pafajshëm".