Banorët e lagjes së Xekëve në Luzin e Madh të Rrogozhinës ankohen për rrugën e tyre prej 1 km të pa rregulluar. Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lënë sot e kësaj dite. Në këtë lagje jetojnë rreth 80 familje, që në dimër të gjithë sëbashku luten të mos bjerë shi, ndryshe përmbyten.