Gazetarët bashkë me denoncuesin telefonojnë elektriçistin e zonës i cili thotë se nga ana e tyre shtyllat janë parë. "Kanë ardhur inxhinierët e kanë parë dhe kemi dërguar kërkesë në drejtorinë Rajonale të OSHEE-së Shkodër, por nuk ka ardhur baza materiale. Kërkesa është bërë para 1 muaji dhe jemi në pritje" pohon elektriçisti. Githashtu ai tregon se në atë zonë veç investimeve private nuk ka patur asnjë investim tjetër.