Pas interesimit të redaksisë së emisionit Fiks Fare me datë 31 Tetor 2022, pacienti Luan Musaku merr trajtim me rrezatim pranë Njësisë së Radioterapisë në Shërbimin e Onkologjisë në QSUNT, Tiranë. Dy ditë më pas gazetaët e Fiks Fare u ritakuan me familjen e Luanit ku ata falenderojnë emisionin investigati për ndërhyrjen e tyre, pasi falë tyre ata ishin telefonuar nga mjekët për ta shtruar pacientin në pavion.