Parcela e dytë që grupi i xhirimit të Fiks Fare preku nga afër ishte në malet e fshatit Selitë në Bashkinë Mirditë. Terreni ishte akoma më i thepisur, me shtigje kalimi të ngushta të krijuara mes shkurreve dhe pemëve të dendura. Për të lokalizuar parcelën Fiksin e orientoi tubacioni i ujit. Me sy të lirë nga ana e sipërme e kësaj parcele mund të numërojmë rreth 60 rrënjë të bimës së mbjellë.