Fiks Fare/ Zarfi i Këshillimit Kombëtar u shpërnda në janar, tenderi në shkurt!
28/02/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve dhe letrës së pyetjeve për Këshillimin Kombëtar. Këto zarfe u shpërndanë në muajin janar të qindra mijëra familje në të gjithë Shqipërinë, duke u angazhuar punonjësit e Postës Shqiptare. Sipas dokumenteve që disponon Fiksi, procedurat e tenderit u zhvilluan në fund të muajit janar 2022, ndërkohë që njoftimi i fituesit dhe lidhja e kontratës u firmosën në fillim të muajit shkurt! Në muajin janar 2022, qeveria shqiptare linçoi projektin e Këshillimit Kombëtar. Në adresë të qytetarëve shkoi një zarf, brenda të cilit kishte me dhjetëra pyetje, të cilat pasi plotësoheshin, dërgoheshin sërish me një zarf tjetër me postë në adresë të Këshillit të Ministrave. "Është një nismë që unë e mbështes, që synon përfshirjen e publikut në vendimmarrje" tha Ervin Bushati, administrator i Postës Shqiptare. Z.Bushati, dikur deputet i PS-së, tha se një nismë e tillë po bëhet edhe në Angli, po "ne jemi para!". Sipas një vëzhgimi të Fiks Fare, në profilet në rrjete të Postës Shqiptare dhe të z.Ervin Bushati, rezulton se ky i fundit ka bërë disa statuse në muajin janar se punonjësit e postës kishin shkuar derë më derë për të shpërndarë këto zarfe. Postime të tilla ka deri në fund të janarit. Por, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën disa informacione se, megjithëse zarfet e Postës Shqiptare, u shpërndanë në muajin janar 2022, procedurat e tenderit janë bërë në fund të muajit janar! Sipas një dokumenti që disponon redaksia e Fiks Fare, procedura konkurruese e tenderit është bërë në datën 27 janar 2022. Tenderi ka pasur një vlerë rreth 24 milionë lekë të rinj, ndërkohë që ka qenë me objekt "blerje zarfe A4, zarfe A5/B5, etiketa adezive dhe printim të pyetësorit dhe letrës shoqëruese". "Burimi i financimit nga fondi i ardhur nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje për zbatimin e programit të Këshillimit Kombëtarë" thuhet në dokumentet e Postës Shqiptare, ndërkohë që në këtë tender ka marrë pjesë vetëm operatori ekonomik "Albamedia" me një ofertë ekonomike 23.114.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 27 milionë lekë të rinj.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Tetor 2025
24/10 21:01
Monitorime/ Avokati zbulon prapaskenat: Pas konjakut, deputetët puthen! – Fiks Fare
24/10 21:00
“Na trajtojnë si skllevër!” Minatorët e Spaçit në protestë prej 10 ditësh! – Fiks Fare
24/10 20:45
Nga rruga në ekran, zëri i qytetarëve në Fiks Fare!
24/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Tetor 2025
23/10 21:01
Monitorime/ Çani mendon se iu “dh*e” debati nga budallëqet – Fiks Fare
23/10 21:00
Bishani, fshati ku banorët kalojnë nëpër tuba kullimi për të shkuar në arat e tyre! – Fiks Fare
23/10 20:45
“Po më rrëshket shtëpia, gruaja nuk ecën”. Zëri i një 82-vjeçari që askush s’e dëgjon! – Fiks Fare
23/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Tetor 2025
22/10 21:01
Monitorime/ Zihen analistët: Poshtë fustanit…, ha lugën e çorbës… – Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal/ 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve pa licencë! – Fiks Fare
22/10 20:45
Ende jashtë BE-së, por Rama jep këshilla nga Londra . A e dëgjon Europa? – Fiks Fare
22/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 21 Tetor 2025
21/10 21:01
Monitorime/Dash Shehi: Trampi nuk e ashtu fare “trampin” e vet – Fiks Fare
21/10 21:00
Mësuesi kërcënohet nga djali i drejtoreshës së ZVA-së. “Në orën 6 në kafe, përndryshe…” – Fiks Fare
21/10 20:45
Berisha në krye të PD-së me bordero nga Rama. Ja si e ‘zbërthen’ populli lojën politike – Fiks Fare
21/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Tetor 2025
20/10 21:01
Mediu “pagezohet” live si Sejdiu – Fiks Fare
20/10 21:00
Nga shpërblimi në ndëshkim! Shteti detyron shoferët e ambulancave të kthejnë mln lekë – Fiks Fare
20/10 20:45
Roli avokatit dhe prokurorit në gjykatë, fushë loje e barabartë apo sistem i njëanshëm? – Fiks Fare
20/10 20:30
BILETA Portokalli - Bileta