Fshati Zall Bastar në afërsi të Tiranës prej disa vitesh ka marrë një zhvillim përsa i përket investimeve në këtë vend. Rruga është shtruar me asfalt , shkolla e re dhe gjithashtu një qendër shëndetësore model. Por sërisht 1/3 e familjeve në këtë fshat trajtohen me ndihme ekonomike. Të rinjtë e kanë braktisur atë dhe tokat bujqësore kanë mbetur djerrë.