Dy muaj më parë Fiks fare denoncoi skandalin që po ndodhte në drejtëesinë shqiptare dhe mjekësinë ligjore, të cilet po mundoheshin të shpëtonin nga burgu një vrasës. Blerta Treska , një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren. Komshiu Apostol Bozhgolli i vrau të shoqin duke e goditur disa herë më thikë për motive banale. Më pas me qetësi kishte shkuar në shtëpinë e tij duke munduar të fshihte të gjitha gjurmët e më pas u shtri të flejë.