Fiks Fare/ Vlorë/ Përmbaruesit sorollasin qytetarin: Gjykata ka gabuar!
06/10/2020 20:30

Përmbarimi prej një viti në kërkim të skrepit për prishje të objektit, kur gjen skrepin sheh paqartësi në vendimin e gjykatës Zyra e përmbarimi nuk zbatonte vendimin e gjykatës sepse nuk kishte skrep për prishjen e objektit. Kur u gjet skrepi, vendimi nuk u zbatua, pasi përmbaruesi dhe avokati i palës debitore panë të arsyeshme se vendimi i gykatës kishte nevojë për saktësim. Sipas tyre vërtet dispozitivi është lirim dhe dorëzim sendi, por në arsyetim pala debitore (zotëria që ankohet) ka pranuar në gjykatë që i ka shitur 9 m2 objekt, por për të cilin nuk ka asnjë dokument, pasi zotëria ka firmosur në një copë letër pa vlerë kur ka qenë i dehur dhe pala tjetër i ka dhënë vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Por pavarësisht se ndodhet në arsyetim, gjykata nuk e ka konsideruar, pasi ky akt nuk ka asnjë vlerë juridike. Në këtë rast i gjithë objekti që duhet të lirohet është rreth 63 m2. Duhet shembur dhe dorëzuar pronarit të ligjshëm, zotit Bajram Hyso. Por pavarësisht se nuk ka asnjë vlerë juridike dhe dispozitivi është i qartë, sipas zyrës së përmbarimit, përmbaruesit i lind e drejta të kërkojë saktësimin e vendimit. Duke e çuar sërish çështjen në gjykatë, ku pavarësisht vendimit, pala tjetër ka të drejtën e apelit. Dhe kështu vijon sërish kalvari i proceseve gjyqësore. Ndërkohë që ky vendim akoma nuk është ekzekutuar, për këtë proces është shprehur edhe Gjykata e Lartë e cila ka rrëzuar rekursin e palës tjetër, dhe ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës për lirim dhe dorëzim sendi. Në muajin Korrik Fiks Fare trajtoi problemin e Bajram Hysos nga Vlora. Ai prej një viti sorrollatej nga zyra e përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë me pretekstin që nuk kishte mjete (skrep) për të prishur objektin. Pas transmetimit u premtua që ky vendim do të ekzekutohet në datën më të afërt. Por pavarësisht kësaj, sërish nuk u ekzektua.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30